“Izraelitët u dehumanizuan në mënyrën më të tmerrshme më 7 tetor.
Por kjo nuk mund të jetë një licencë për të çhumanizuar të tjerët.
Shumica dërrmuese e njerëzve në Gaza nuk kishin asnjë lidhje me sulmet e 7 tetorit”.
Kështu tha sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken në Tel Aviv, i cili u rikthye për të ushtruar presion mbi shtetin hebre pasi nënvizoi se, sipas tij, ka ende “vend për një marrëveshje” për pengjet.
Edhe pse Benjamin Netanyahu “mbylli derën” për ofertën e Hamasit të një marrëveshjeje të mundshme trefazore që favorizon shkëmbimin e të burgosurve në këmbim të një armëpushimi në Rripin e Gazës.
Në fund të një dite tejet të ethshme në frontin e negociatave, kryeministri izraelit iu drejtua kombit në një konferencë shtypi, duke argumentuar se shteti hebre nuk mund t’i dorëzohet kushteve “delirante” të paraqitura nga Hamasi, të cilat “do të çonin në një tjetër masakër” si ajo e 7 tetorit.
“Jemi në rrugën drejt fitores së plotë dhe do të vazhdojmë deri në fund”, këmbënguli kryeministri, duke njoftuar se kishte urdhëruar ushtrinë të “fillojë operacionin” në zonën e Rafahut.
Izraeli kishte kërcënuar tashmë se do të zgjaste operacionin tokësor në zonën në kufirin me Egjiptin nëse negociatat dështonin, duke ngritur shqetësimet e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
Propozimi i Hamasit u nda në 135 ditë, i ndarë në tre hapa nga 45. IDF do të duhej të ndërpriste operacionet dhe të tërhiqej nga enklava.
Në të njëjtën kohë, shkëmbimi mes pengjeve dhe të burgosurve palestinezë do të kishte ndodhur: do të kishte filluar me fëmijë, gra dhe të sëmurë dhe më pas do të kalonte te burrat.
Në fund të dy palët supozohet të shkëmbenin trupat e të rënëve.