22.02.2024 - 11:21
Dy ish-konkurrentët e Big Brother VIP 1 Sarah Berisha dhe Dj Pm janë gati ta çojnë lidhjen e tyre në një stad tjetër.
Romanca që lindi med tyre brenda Big Brother u duk se nuk do të zgjaste shumë, por ata iu vërtetuan të gjithëve të kundërtën.
Jo vetëm që janë super të dashuruar, por po planifikojnë që shumë shpejt të krijojnë familje.
Ishte vetë PM i cili në një intervistë të dhënë së fundmi foli për dëshirën që ai dhe Sarah kanë për një fëmijë.
‘Me të thënë të drejtën, këtë vit e kemi pasur në plan për të tentuar. Por këtë vit është plani që të nisim.’, tha ai. Epo urime, ne urojmë që dëshira juaj të plotësohet sa më shpejt.