MENU
klinika

Nga Igli Tola

Vetëvrasje e paralajmëruar dhe e padënuar

14.02.2024 - 17:31

PhD (c). Ll.M. Igli Tola

Ngjarja e djeshme ku një vajzë shkoi drejt vetëvrasjes, si rezultat i presionit social nga shantazhimi në rrejtin Tik-Tok, ngjarje e paraprirë, për mos thënë e paralajmëruar duhet të vërë në lëvizje opnionin publik, por së pari ligjvënësin për të sanksionuar si duhet akte kriminale të kësaj natyre.

Referruar Kodit Penal në fuqi, shkaktimi i vetëvrasjes mund të dënohet maksimalisht deri në 7 vite burg, por kur autori dhe viktima kanë lidhje familjare. Duke përjashtuar nga bara e akuzës veprime që mbase shoqërisht të reja për ne (si denigrimi në rrjete sociale), por ekstremisht të rrezikshme në Shqipëri. Në këtë linjë janë edhe rekomandimet e GREVIO-s dhe legjislacionin të unifikuar të BE-së.

Nuk ësht risi që gjuha e poshtërimit, shantazhit dhe e denigrimit gjendet rëndom në medien vizive, të shkruar dhe online, për mos folur për rrjetet sociale ; ku sulmet kalojnë shpesh pa u analizuar dhe pa u dënuar nga ligji. Denoncimet për krime kibernetike dhe kërcënime online të shtuara ndjeshëm, duhet të trajtohen me seriozitetin maksimal nga organet ligjzbatuese dhe nga sistemi i drejtësisë. E në këtë kuadër lipset ndërhyrje imediate që kultura e shantazhit, shpifjes dhe e denigrimit të luftohet pa asnjë ekuivok nga ligji dhe të mos kthehet në normë sociale. Kur përditë e më tepër bëhet më i vështirë dallimi mes jetës reale dhe asaj virtuale ; shtrirja dhe graviteti i problemeve të shëndetit mendor dhe krimi kibernetik sa vijnë dhe agravohen për shkak të zhvillimit të shpejtë të teknologjisë dhe dinamikës që ato ofrojnë; duhet kuptuar dhe implemtuar ideja se problemet dhe sfidat e kësaj epoke të re nuk mund përballohen me instrumente dhe mendësinë analoge të deritanishme.

Forcimi i masave ligjore, pa përgatitjen e strukturave, do të ishte një gjysëm betejë e fituar. Ndërgjegjësimi, puna e profesionistëve dhe bashkërendimi i tyre  mund ta paraprijnë përsëritjen e kësaj ngjarjeje, apo të ngjashmëve me të. Most ë jemi shikues të një ngjarjeje të paralajmëruar. Ku viktimat janë statistika që shtohen dhe jehona e ngjarjes përherë e më pak kumbon.

Lista e viktimave nga Tik-Tok u zgjerua. Një tjetër fatkeqe pre e listës së viktimave të “TikTok”, si para pak kohë ato të “balenës blu”, ku kreatorë janë ca mendje të sëmura që kanë edhe akses në internet. Megjithatë, nuk ka sesi në atë zallamahi të rrjeteve sociale, të mos individë që nuk bëjnë dallimin mes jetës dhe vdekjes, mes privates dhe publikes, mes dinjitetit dhe poshtërsisë, por ajo që është shqetësuese është roli i medias në raportimin e ngjarjeve të tilla të konbshme dhe reagimi i opinionit publik. Ku këtu është sprovuar efekti ‘boomerang’ i raportimit të këtyre rasteve, sepse sensacionalizmi i rasteve fatkeqe çon në dëme afatgjata edhe për shoqërinë, ku sërish e sërish sillemi njëlloj deri në tragjedinë e radhës, që sërish do të kryhet për të njëjtat shkaqe, me të njëjtat mënyra dhe ne vetëm e raportojmë..

Askush nuk është imun nga bullizmi në rrjet dhe aq më pak nga problemet emocionale e pastaj ato të shëndetit mendor, shkaktuar nga situata të tilla. Askush nuk mund të fajësojë viktimën. Bullizmi nuk ka lindur me rrjetet sociale. Ka qenë në lagje, ka qenë në shkollë. Ka qenë për fëmijët me syze, për ata që kanë akne e madje edhe për ata që mësojnë. Thjeshtë rrjetet sociale e masivizuan fenomenin, duke bërë që edhe dëmet që shkaktohen të jenë më të rënda. E këtu media, me apo pa koshiencë mban një pozicion të gabuar.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Eksperti flet mbi krizën e euros

“Një moment rrezikshmërie për vendin tonë”