MENU
klinika

Njoftimi i Policisë

Vidhet gjatë natës ‘Audi Q5’ në Shkodër

20.02.2024 - 12:25

Një automjet “Audi Q5” është vjedhur gjatë natës në Shkodër. Ngjarja ndodhi në lagjen “Qemal Stafa” dhe makina është në pronësi të B.SH, 49 vjeç. Autori është shpallur në kërkim.

‘Gjatë natës, në lagjen “Qemal Stafa”, është vjedhur një automjet “Audi Q5”, në pronësi të shtetasit B. Sh., 49 vjeç. Policia vijon të punojë për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin/ët e këtij rasti.’- njofton policia.