Policia e Durrësit ka dalë në një konferencë për shtyp në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shënvlash, ku 50-vjeçari Pëllumb Meta u vra dhe u varros në oborrin e banësës nga familjarët e tij.
Autoritet bëjnë me dije se ekzekutori ka qenë djali Hysen Meta, 25-vjeçar i i po ashtu është arrestuar, ndërsa vajza 19-vjeçarem Hygerta Meta, e cila mori përsipër fillimisht përgjegjësinë e krimit ka qenë bashkëpunëtore.
“Këto janë pjesë e hetimeve të mëvonshme, nuk mund të japë të gjitha informacionet për arsye të sekretit hetimor, por edhe 19 vjecarja ka qenë e përfshirë në këtë ngjarje. Arsyeja ka qenë që kjo dhe familjarët e tjerë kanë pasur konflikte” tha Skënder Hita.
Po ashtu në pranga është vënë edhe djali i vogël, Amarildo Meta, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar në varrosjen e viktimës, ndërsa është proceduar bashkëshortja e 50-vjeçarit Blerina Meta.
Dinamika
Më 13 shkurt djali i madh i viktimës Hysen Meta ka bërë kallëzim në polici për zhdukjen e babait të tij, Pëllumb Meta.
Policia ka nisur kërkimet, por fakti që asnjë familjar nuk u interesua më për 50-vjeçarit, nxiti akoma më shumë autoritetet.
Më 17 shkurt, policia gjeti të parkuar në aksin Shënvlash – Rinia automjetin e Pëllumb Metës.
Si rezultat i hetimeve më 22 shkurt u konkludua si vrasje në familje.
Policia pasi gjeti trupin, bëri edhe zhvarrimin dhe u konstatua se 50-vjeçari është vrarë me armë zjarri.
Në lidhje me krimin, fillimisht u arrestua vajza e familjes, Hygerta Meta, i cili mori përsipër krimin dhe më pas vëllai i saj Hysen Meta,
Vajza ka dëshmuar se i ati kërkonte ta fejonte me zor me një djal në fshat edhe pse kjo e fundit nuk donte.
Ditën e sotme (23 shkurt), policia ka gjetur edhe armën e zjarrit, e cila ishte hedhur në një moçal, nje pistoletë model 54 dhe një gëzhojë.
Shenjat e gishtave të familjarëve janë gjetur po ashtu edhe në plasmasin më të cilin ishte mbuluar viktima.