MENU
klinika

Tensione në sallën e gjyqit

Vrasja e Fatjon Bici, shtyhet seanca për 4 adoleshentët!

15.02.2024 - 12:37

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj 4 adoleshentëve të cilët akuzohet se vranë me thikë bashkëmoshatarin e tyre, Fatjon Bici.

Vendimi për shtyrjen e seancës u mor pasi nuk u plotësua trupi gjykues prej 3 gjyqtarësh.

Gjithashtu mbrojtja ka kërkuar refuzimin e gjykimit të shkurtuar dhe pritet që gjykata ta rishqyrtojë vendimin.

Ndërkohë gjatë seancën në sallën e gjyqit ka pasur tensione mes familjarëve.

Raportohet se gjendja familjarëve të viktimës është rënduar për shkak se janë irrituar pasi adoleshentët përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar.

Të miturit me iniciale Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç, dyshohet se pas një konflikti goditën me thikë viktimën dhe kushëritin e tij, 15-vjeçarin Marko Liçi.

Ky i fundit u dërgua në spital dhe arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra. Krimi i rëndë ndodhi mesditën e 16 majit 2023.

Fatjon Bici kishte ndërhyrë për të shuar sherrin mes 5 adoleshentëve por mbeti vetë viktimë.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier