Ekonomisti i një firme inertesh në fshatin Gurëz në Kurbin është vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm, ndërsa i plagosur ka mbetur pronari i firmës.
Sipas policisë ka ndërruar jetë ekonomisti Selman Mihana rreth 70 vjeç dhe ka mbetur i plagosur pronari i firmës Ardian Gjeloshi, rreth 51 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Mësohet se autorët kanë vëzhguar lëvizjet e Mihanës dhe Gjeloshit.
Një pistë ku po hetohet janë konfliktet e mëparshme.
Fabrika e përpunimit të inerteve është e pajisur me kamera sigurie, që mund të kenë filmuar autori/ët e ngjarjes së rëndë.
Ende nuk bëhen të ditura rrethanat sesi ka ndodhur ngjarja, ndërsa për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, në ndihmë të policisë kanë shkuar edhe forcat RENEA.