Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius ndodhet sot në Serbi ku është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.
Në konferencën e përbashkët për shtyp mes Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe ministrit të Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius, Vuçiç u shpreh se Serbia nuk do të befasojë askënd ushtarakisht ose me ndonjë lëvizje tjetër.
Duke folur rreth çështjes së dinarit, që është ndaluar me të hyrë në fuqi rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës, Vuçiç tha se kjo është “absolutisht e paligjshme”.
“Për çështjen e dinarit nuk jemi plotësisht dakord, sepse Republika e Serbisë, në pajtim me marrëveshjet e pranuara, konsideron se heqja e dinarit është krejtësisht e paligjshme, sepse financimi i sistemit shëndetësor dhe shkollor është pjesë e marrëveshjes së parë të Brukselit. Nuk ka asnjë dokument tjetër që tregon të kundërtën. Ky është një provokim që askush nuk e di pse dikush po e bën, përveç se qëllimi është spastrimi etnik i serbëve nga Kosova”, tha Vuçiç.