Kryeministri Edi Rama ka komentuar propozimin e presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky për prodhimin e armëve e fishekëve në Shqipëri.
Kreu i qeverisë theksoi se “të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria”, duke shtuar se duhet investuar më shumë në mbrojtje.
Rama u shpreh se vendi ynë nuk ka industri prodhuese të armëve, por po punohet për gjetjen e marrëveshjes dhe partnerëve të duhur.
“Sa i përket industrisë ushtarake dhe prodhimit të armëve, nuk kemi një industri prodhuese të mjeteve ushtarake.
Duam ta kemi për veten tonë, po punojmë për gjetjen e marrëveshjes së duhur, partnerëve të duhur, për të ringjallur infrastrukturën e vjetër. Propozimi nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, Zelensky na foli për mundësinë e bashkëpunimit, që do të thotë investimit, prodhimit dhe bashkëpunimi.
Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria. E dimë që duhet të investojmë më shumë në mbrojtje dhe duhet ta bëjmë këtë. Duhet ta bëjmë këtë me aleatët tanë jo të tjerët”, tha Rama.