Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në konferenën me kryeministrin Edi Rama është shprehur se mbështet integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
Zelensky: Na duhet më shumë besim tek çfarë mund të bëjmë ne. Duhet që të keni besim tek ne stabiliteti që do i ofrojmë Evropës dhe integrimit të plotë tonit në BE. Mbështesim integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor Në BE por duhet të na mbështesni edhe ju ne.
Duhet të bashkëpunojmë, të ecim përpara, të merrni pjesë në samitin e Paqes, të na mbështesni në planin e paqes me 10 pika, të gjitha ata që vlerësojnë rendin botërore duhet të na mbështesni. Duhet të na mbështesni.