MENU
klinika

“Dështimi i Putinit është siguria jonë”

Zelensky nga Tirana: Tani po përcaktohet rrugëtimi që po ndjek Evropa

28.02.2024 - 13:21

Nga Tirana Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dha mesazhin se tani po përcaktohet rrugëtimi që po ndjek Evropa për brezat e ardhshëm.

Në fjalën e tij në samit, lideri i Ukrainës, u shpreh se Putini duhet të humbasë, pasi “dështimi i tij është siguri për ne”.

Po ashtu Zelensky, tha se Putini detyron edhe kombet e tjera që të bëjnë ashtu sic do ai.

“Është hera e dytë që takohemi. Së pari në Athinë dhe tani në Tiranë. Edi, e vlerësoj mikëpritjen tuaj. Të gjithë e kuptojmë që tani po përcaktohet rrugëtimi që do ndjeke Evropa për breza të ardhshëm. Evropa duam të jetë ajo hapësirë ku çdo komb përcakton fatet e vet.

Tani Putini dëshiron të bëjë këtë gjë. Armiqësia që ai bën, duke detyruar kombet që të bëjnë ashtu sic do ai, është një përpjekje për diktat.

Është e rëndësishme për ne që regjimi i Putini të humbasë. Dëshmimi i tij është siguria jonë.”, tha Zelensky.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN