MENU
klinika

Revolta e fermerëve mbërrin në Bruksel

Zemërimi i francezëve po “djeg” gjithë Evropën

01.02.2024 - 18:21

Presidenti francez është gjendur sërish i zënë ngushtë, kësauj here nga vetë qytetarët francezë, të cilët kanë “pushtuar” rrugët e qeta dhe të paqta franceze. Ndaj me shumë pak alternativa të mbetura, presidenti francez Emmanuel Macron u përpoq të ndalonte marrëveshjen e tregtisë së lirë midis BE-së dhe vendeve të Amerikës së Jugut nga grupi Mercosur, shkruan “Politico”. Kreu i Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mori mesazhin e tij privat në të cilin lideri francez, i shtyrë nga një rebelim i ashpër i fshatarëve atje, po përpiqet të ndalojë nënshkrimin e një marrëveshjeje që po përgatitet prej 20 vjetësh. Marrëveshja do të krijonte një zonë tregtare me një popullsi prej 800 milionë banorësh. Megjithatë, kjo do t’i hapte gjithashtu derën mishit të lirë nga fermat e Amerikës së Jugut dhe fermerët francezë po protestojnë se po dështojnë ose po mbijetojnë për shkak të konkurrencës së huaj shumë të lirë. Sipas informacioneve të “Politico”, Macron i ka shkruar Von der Leyen në një mesazh privat javën e kaluar, dhe portali kujton se këtë e ka bërë para zgjedhjeve evropiane, duke lënë të kuptohet se presidenti francez ishte në dijeni që kreu i Komisionit për një mandat të dytë do të kishte nevojë për mbështetjen e Parisit.

Aggro-culture: Farmers' protest brings Brussels' EU Quarter to a standstill – POLITICO

Marrëveshja “Mercorus”

“Duhet më shumë qartësi për Mercosur. Ne kërkojmë që marrëveshja të mos nënshkruhet në formën e saj aktuale,” tha Macron të martën gjatë një vizite në Suedi dhe njoftoi një takim drejtpërdrejt me një politikan gjerman. Ministri francez i financave Bruno Le Maire përsëriti të mërkurën se Parisi nuk dëshiron të nënshkruajë marrëveshjen në formën e saj aktuale, sepse nuk ka garanci që produktet e importuara do të jenë në përputhje me rregullat evropiane.Megjithatë, burimet e “Politico” pohojnë se marrëveshja nuk është pezulluar. “Nuk ka ndalesë. Ne nuk do të kthehemi në shtëpi, të grisim letrat dhe të shtrihemi në një shezlong,” tha Michael Hager, kreu i zyrës së Komisionerit Evropian të Tregtisë Valdis Dombrovskis. Zëdhënësja e Komisionit kishte mendim të ndryshëm për këtë çështje. Olof Gill konfirmoi se Macron dhe shefi i tij kanë biseduar, por për marrëveshjen me Mercosur thotë se vlerësimi i Komisionit aktualisht tregon se “kushtet nuk janë plotësuar”. Franca nuk është e vetmja që ka probleme me fshatarët. Protestat shpërthyen në një sërë vendesh, secili me specifikat e veta.

Protesta në Bruksel

Fermerët evropianë fajësojnë problemet e tyre në pjesën më të madhe të politikave të Bashkimit Evropian, nga masat për të luftuar ndryshimet klimatike deri te rregullat e importit për produktet ukrainase.  Fermerët spanjollë kanë thënë se do t’u bashkohen atyre dhe një mijë fermerë italianë planifikojnë të marrin pjesë në një protestë në Bruksel sot për t’i bërë presion liderëve të BE-së që mblidhen në qytet për të vepruar. Në rrugë dolën edhe fermerë gjermanë dhe rumunë që kanë probleme të ngjashme. Fermerët ankohen se nuk paguhen sa duhet dhe se janë mbytur nga taksat dhe taksat mjedisore dhe konkurrenca e pandershme nga jashtë.Më shumë se një mijë fermerë do të marrin pjesë në një protestë të enjten përpara Parlamentit Evropian në Bruksel, njoftoi lobi bujqësor Coldiretti, ku mund të arrihet një marrëveshje për pushimin e tokës.

Farmers in Greece, Romania, Join Protest Wave Spreading Across EU | Balkan Insight

Plani i Macron

Duke pasur parasysh se partitë e ekstremit të djathtë në krah të fshatarëve, kanë nuhatur mundësinë, Macron vendosi që në mbledhjen e krerëve të qeverive evropiane të hapte temat që shqetësojnë fshatarët. Ai njoftoi se bisedimet do të jenë për politikat e gjelbra të Bashkimit, importet nga Ukraina dhe tregtinë e lirë me vendet e Amerikës së Jugut. Në veçanti, Macron kërkon përjashtimin nga masa sipas së cilës fermerët duhet të ruajnë biodiversitetin në një pjesë të tokës së tyre të punueshme, por edhe miratimin e masave për të kufizuar importin e pulës dhe drithit nga Ukraina, për të cilat janë dëgjuar kundërshtime në disa shtete të tjera anëtare. Udhëheqësit e tjerë evropianë janë gjithashtu nën presionin e fshatarëve. Në takim do të diskutohet po ashtu edhe ndihma në vlerë prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën.