MENU
klinika

Digjen sipërfaqe me ullinj

Zjarri përfshin kodrat e fshatit Kërkovë në Vlorë

16.02.2024 - 19:04

Një zjarr i madh ka rënë rreth mesditës së kësaj të premteje në fshatin Kërkovë të Vlorës.

Zjarri ka rënë në kodrat e fshatit të cilat janë të mbjella kryesisht me ullinj dhe pemtari të zonës. Reparti zjarrfikës është lajmëruar nga banorët e zonës duke shkuar në vendin e ngjarjes.

Më tepër se 4 automjete zjarrfikëse janë angazhuar në aksionin për shuarjen e flakëve.Terreni kodrinor dhe i thepisur e ka vështirësuar ndërhyrjen e tyre.

Pas shumë minutash në luftë me flakët duke ndërhyrë për ta fikur zjarrin në terren, efektivët zjarrfikës e kanë vendosur nën kontroll.Vatra e zjarrit dyshohet të ketë qenë e qëllimshme. E vendosur nga banorët e zonës për të pastruar tokat ose mbeturinat, teksa e favorizuar nga era ka dalë jashtë kontrollit duke marrë përmasa të mëdha. Si rrjedhojë e flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme e mbjellë me ullinj dhe pemtari të zonës.

Dëmet materiale në vendngjarje janë të mëdha.Për shumë minuta nëse flakët do të avanconin rrezikonin të digjeshin banesa që gjendeshin aty pranë.Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ka parandaluar vatrën e zjarrit të avancojë.