Tatimpaguesit kanë afat deri më datën 2 Prill 2024 për të bërë dorëzimin e pasqyrave financiare, deklarimin dhe pagesën e deklaratës së Tatim Fitimit.
Administrata Tatimore ka konstatuar se deri në datën 25 Mars pasqyrat financiare dhe deklaratat e Tatim Fitimit për vitin 2023 i kanë dorëzuar vetëm 16,636 tatimpagues nga 31,524, që kanë detyrim dorëzimin e tyre.
Por, nga ana tjetër administrata Tatimore i konsideron me risk të lartë tatimpaguesit që vetëm për të respektuar afatin ligjor të deklarimit, i dorëzojnë deklaratat e Tatim Fitimit dhe Pasqyrat Financiare me të dhëna jo të sakta apo fiktive, për ti korrigjuar ato me anë të ndryshimeve të rubrikave apo posteve përkatëse.
Sipas ligjit “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, bizneset duhet të paraqesin elektronikisht edhe dokumentet shtesë së bashku me pasqyrat financiare ku përfshihet kontrata e qirasë për ambientet e marra me qira apo vërtetimi i pronësisë për objektin; Gjendja e inventarit të mallrave për shitje më datë 31 dhjetor 2023 analitik; Inventari i mjeteve të transportit në pronësi; Pasqyra e aktiveve afatgjata materiale Subjektet tregtare, që realizojnë një qarkullim më të madh se 14 milion lekë në vit, pavarësisht nga forma ligjore e organizimit, që kanë, konsiderohen si “Tatimpagues të Tatimit mbi Fitimin” Shkalla e tatimit mbi fitimin është 0% për tatimpaguesit me të ardhura deri në 14 milionë lekë në vit dhe 15% për tatimpaguesit me të ardhura mbi 14 milionë lekë në vit.