MENU
klinika

Jorn Rohde: Ishte përgjegjësi morale e jona...

25 vite nga sulmet e NATO-s në Serbi/ “Nuk ka arsye për festë”

24.03.2024 - 12:11

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë sot se fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër objektivave ushtarake e policore serbe nuk është arsye për festë.

Përmes një postimi në “X”, ai thotë se është bërë ajo që ishte e nevojshme për ta parandaluar gjakderdhjen dhe mizoritë e mëtejshme të regjimit të Millosheviç. Ai shton se sulmet ishin përgjegjësi morale e NATO-s dhe se i qëndrojnë atij vendimi.

“Ne bëmë atë që ishte e nevojshme për të parandaluar gjakderdhjen dhe mizoritë e mëtejshme nga regjimi i Millosheviç në Kosovë pasi diplomacia dështoi. Ishte përgjegjësia jonë morale dhe ne i qëndrojmë atij vendimi”, ka shkruar Rohde.

Ditën e sotme shënohen 25 vite nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër objektivave ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi. Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish- federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi.

Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Ai atë natë mbajti para popullit amerikan fjalimin historik, duke lajmëruar se i kishte urdhëruar Aleancën Atlantike të fillonte operacionin ushtarak, si mundësi e vetme e përfundimit të luftimeve në Kosovë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN