MENU
klinika

I hasim kudo në rrjetet sociale

4 komentet që nuk duhet të bëni kurrë për veshjen e dikujt

09.03.2024 - 08:48

Të gjithë kemi opinione, veçanërisht ato subjektive që lidhen me stilin dhe modën. Por, në median sociale me siguri që edhe ju jeni përballur me postime pa takt të tipit: “Ky fustan duket shumë i ngushtë për trupin tënd” apo “Ti duhet të ndryshosh stil”, e plot komente të tjera të pavenda që ndonjëherë, edhe pse virtualisht e lë shumë keq personin pas kompjuterit, telefonit, iPad-it etj.

A jeni të vetëdijshëm kur bëni një koment aspak të këndshëm? Ekspertët thonë se në fakt janë katër tipe komentesh që nuk duhet t’i bëni kurrë për stilin dhe veshjen e dikujt, qoftë ky një mik, shoqe, e afërme etj.

#1 Komente që theksojnë pasiguritë e njerëzve

“Do të doja të jetonim në një botë ku nuk bëhen komente për pamjen e njerëzv,e” thotë Stacey Rosenfeld, psikologe në Florida. “Ajo është shumë e moshuar për ta veshur atë kostum,” kjo është nga ato fjali që duhet shmangen për stilin e dikujt tjetër. Këto lloj komentesh ekspozojnë vërtet fobitë e njerëzve për trupin e tyre, aq sa ato e etiketojnë trupin thjesht e vetëm si një objekt.

#2 Komentet për profesionalizmin

Shumë persona nga ata që komentojnë për veshjet kufizohen në linjat e seksualizimit. Këshilla e ekspertëve është që ju nuk duhet të thoni asgjë që nënkupton se një person në një farë mënyre apo formë po bën diçka të papërshtatshme thjesht për shkak të mënyrës se si veshja rri në trupin e tij/saj. Diçka që nuk shihet si problematike për një grua me trup normal, shpesh shihet si e tillë te një person më i/e mbushur. Njerëzit shpesh përpiqen të kuptojnë se kush jeni dhe më pas ju pozicionojnë në një lloj hierarkie të padukshme bazuar në mënyrën sesi jeni veshur dhe kjo është e gabuar.

# Komente që gjykojnë identitetin në bazë të veshjes

Ka kaq shumë gjëra që mund të shkojnë keq në një bisedë midis dy njerëzve dhe veçanërisht midis dy kolegëve. Çdo gjë që nënkupton një preferencë ose paragjykim bazuar në racën, ngjyrën, fenë, seksin ose moshën e dikujt mund të shkaktojë probleme reale. Por, shpesh gratë apo burrat pavarësisht masave trupore, zgjdhin stilin e tyre të veshjes. E nëse ju e kuptoni që pasiguritë e tyre, shfaqen në mënyrën si janë veshur, ju nuk duhet t’i gjykoni për stilin, në bazë të identitetit apo trupit, por thjesht të respektoni preferencat e tyre.

#4 Komente mbi linjat trupore dhe masën

Gjithmonë duhet të përmbaheni nga përdorimi i shprehje të tilla si: “Kjo veshje ju bën të dukeni më i/e shëndoshë. Veshja nuk i bën njerëzit të duken në një mënyrë të veçantë, përkundrazi. Nëse duhet të thoni diçka, përdorni fjalët: “Kjo nuk ju përshtatet edhe aq mirë”. Pretendimi se një veshje e bën një person të duket në një mënyrë të veçantë kthehet në një fobi dhe kjo nuk është normale.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain