MENU
klinika

Paguhen 3500 dollarë në muaj

‘9 qytetarë nga Kosova po luftojnë në Ukrainë’, ish-oficeri jep detaje

19.03.2024 - 10:49

Eksperti i sigurisë në Kosovë, Bedri Elezi thotë se sipas disa informacioneve, 9 qytetarë nga Kosova kanë shkuar në Ukrainë për të luftuar. Ai u shpreh se në Kosovë ekziston ligji që sanksionon qytetarët të cilët marrin pjesë në luftëra të shteteve të tjera.

“Ne jemi munduar që nga fillimi i luftës në Ukrainë, të provojmë të sigurojmë informacione rreth mundësive që qytetarët e Kosovës t’i bashkangjiten kësaj lufte në krahun e Ukrainës, për shkak se ishte krijuar opinioni që shtetet më të fuqishme në botë janë në krah të kësaj lufte dhe se ka mercenarë nga vendet e ndryshme të cilët do të luftojnë. Ne nuk kemi gjetur persona të cilat i janë bashkangjitur. Në Kosovë akoma ekziston ligji që sanksionon qytetarët e saj për të marrë pjesë në luftëra të huaja, mund të ndiqen penalisht. Mund të themi se deri më tani, janë dikur 9 qytetarë, 5 nga Kosova dhe 4 të tjerë nga Kosova që jetojnë në vende të tjera të Evropës. Pas rikonfirimit të presidentit, Rusia po përgatitet për eskalimin e situatës, po mundohet të krijojë opinionin se do të tentojë që t’i gjejë ato njerëz të Kosovës të cilët kanë marrë pjesë”, theksoi ai.

Ndërkaq ish oficeri Dritan Goxhaj nënvizoi se pagesa për të huajt që luftojnë në Ukrainë, është 3500 dollarë në muaj, me një kontratë 6-mujore.

“Të gjithë ata të huajt që shkojnë në Ukrainë, përfshirë edhe shqiptarët, ata kanë vendosur disa standarde. Rekturohen në legjionin e të huajve në Ukrainë, ose në dy struktura të tjera, në regjimentin e gjeorgjianëve dhe në batalionin Sikapat. Në këto të treja përqëndrohen të huajt. Ata në fillim pranonin nga çdo lloj niveli, pra edhe nga ata që nuk kanë eksperiencë. Pas një viti, tani kanë vendosur kritere, ata që kanë eksperiencë ushtarake. Duhet të kesh një lloj specialiteti. Ky është kriter bazë. Pagesa është 3500 dollarë në muaj. Nuk ka pagesë tjetër, kontrata është 6-mujore. Legjioni i të huajve në Ukrainë”, nënvizoi Goxhaj për ABC News.