“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: A bëjnë mirë erëzat për zemrën?
Mjeku:Studiuesit zbuluan se dieta me shumë erëza ishte më e efektshmja për shëndetin e zemrës. Pjesëmarrësit kishin presion sistolik më të ulët të gjakut kur konsumonin 6.5 gram erëza në ditë. Nivelet e presionit sistolik të gjakut ishin më të larta në dietat me erëza të ulëta dhe të moderuara. Ndërsa nivelet e presionit diastolik të gjakut ishin gjithashtu më të ulëta në dietën e pasur me erëza.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.