Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë kush mendoi se ishte mjegull e zakonshme, por jo. Kemi të bëjmë me një fenomen natyror të zhvendosur nga Afrika Veriore, pluhuri afrikan.
Hakil Osmani nga metoalb, i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, u shpreh se nuk beson që ky fenomen do të përsëritet sërish në Shqipëri këto kohë. Mes tjerash ai theksoi se ky pluhur është shumë i dëmshëm.
“Erërat e forta vijnë dhe si pasojë e ndryshimit të menjëhershëm të temperaturave të ajrit. Sot kemi një përmirësim të kushteve të motit si përsa i perket pastrimit të atmosferës, po ashtu kemi dobësim të parametrit të erës duke bërë që të mos ketë më probleme. Sot nuk pritet që të ketë reshje në territorin shqiptar. Jo vetëm ditën e sotme por dhe në vijim moti pritet që të jetë i qëndrueshëm. Deri më tani nuk ka sinjale që të ketë pluhur amerikan në vendin tonë. Ky pluhur është mjaft i dëmshëm”-tha ai.