Një rritje e besimit popullor në SHBA se UFO-t janë regjistruar në vitet 1960 ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga testet e avionëve të avancuar të spiunazhit amerikan dhe teknologjisë hapësinore. Kështu thuhet në një raport të Pentagonit.
Gjetjet, të paraqitura në një raport në Kongres të premten, thanë gjithashtu se nuk kishte asnjë provë se qeveria amerikane kishte ndërveprime me alienët. Shumica e atyre që u quajtën “vëzhgime të UFO-ve” ose “fenomeneve anormale të paidentifikuara” (UAP) ishin objekte të zakonshme. Kështu thanë zyrtarët.
Por Pentagoni pranoi se raporti nuk do të shuante besimet popullore se alientët ekzistojnë.
“Përhapja e programeve televizive, librave, filmave dhe sasia e madhe e përmbajtjes së internetit dhe mediave sociale e përqendruar në tema të lidhura me UFO-t ka shumë të ngjarë të ketë ndikuar në bisedën publike mbi këtë temë dhe ka përforcuar besimin e ekzistencës së tyre tek disa pjesë të popullsisë”, thuhet në raport.
Një zëdhënës i Pentagonit tha se zyrtarët i ishin qasur raportit me mendje të hapur, por thjesht nuk kishin gjetur prova të ekzistencës së jashtëtokësorëve.
“Të gjitha përpjekjet hetimore, në të gjitha nivelet e klasifikimit, arritën në përfundimin se shumica e pamjeve ishin objekte dhe fenomene të zakonshme dhe rezultat i keqidentifikimit”, iu tha gazetarëve-gjeneralmajor Pat Ryder.