MENU
klinika

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

28.03.2024 - 13:09

Leonardo DiCaprio dhe e dashura e tij Vittoria Ceretti ndezën thashethemet e fejesës këtë javë, pasi modelja u pa me një unazë diamanti në dorën e majtë.

Modelja 25 vjeçare, u pa duke ngrënë drekë me DiCaprion, në restorantin meksikan Yuca’s në Los Angeles. Ylli i “Wolf of Wall Street” u përpoq të fshihej nga kamerat vënë një kapele bejsbolli dhe një maskë në gojë.

Dyshja janë së bashku prej më shumë se një viti, edhe pse gjatë kësaj periudhe DiCaprio është komentuar edhe për lidhje të tjera.

Aktori ka qenë i lidhur me një varg modelesh gjatë viteve, të cilat përfaqësuesit e tij i kanë mohuar herë pas here. Marrëdhënia e tij e fundit publike që ai tregoi me krenari ishte me Camila Morrone.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“23 deri në 25...”

Blero imiton Leonardo DiCaprion

Luajti rolin e një refugjati shqiptar

11 vjeçari bën histori në “Oscars për të rinjtë”