20.03.2024 - 14:13
Një aksident është regjistruar pak momente më parë në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë ka mbetur e lënduar një vajzë 2-vjeçare.
Unifromat blu bëjnë me dije se vogëlushja është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës, ku po merr ndihmë mjekësore.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.