MENU
klinika

4 viktima

Aksidenti në Tepelenë, si paraqitet gjendja e tre të plagosurve

18.03.2024 - 11:04

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tepelenë ku humbën jetën katër persona. Mësohet se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë e mjetit “Benz”, drejtuesi i së cilës ka humbur jetën.

Rruga ku ka ndodhur aksidenti ka qenë në kushtet e duhura teknike, megjithatë mendohet të ketë ndikuar edhe lagështia në rrugë.

Automjeti i dëmtuar më rëndë ka qenë Toyota Yaris, në të cilin ishin pesë persona.

Tre të plagosurit nga kjo makinë ndodhen në gjendje të rëndë.

Katër persona humbën jetën, mbrëmjen e djeshme, si pasojë e një aksidenti të trefishtë në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, rreth orës 19:00.

Viktimë e këtij aksidenti të rëndë kanë mbetur, Riza Rapaj 42 vjeç, Afërdita Bega 85 vjeç, Lavdosh Bega 62 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Lefteri Bega 57 vjeç.

Sipas raportimeve nga policia, mësohet se automjeti tip “Benz” me drejtues Riza Rapaj, 42 vjeç, banues në Luftinjë, është përplasur me automjeti tip “Toyota” me drejtues Lavdosh Bega, 62 vjeç, banues në Memaliaj, me të cilin udhëtonin edhe dy pasagjerë, bashkëshortja e tij, Lefteri Bega 57 vjeç dhe Afërdita Bega 85 vjeç. Të katër këta personat ndërruan jetë.