MENU
klinika

25 vite nga ndërhyrja e NATO-s

Albin Kurti: Mirënjohës liderëve botërorë dhe vendeve të përfshira

24.03.2024 - 20:01

Kryeministri Albin Kurti, në 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, është shprehur mirënjohës ndaj liderëve botërorë dhe vendeve të përfshira në këtë ngjarje.

Në një reagim në “X”, kreu qeverisë së Kosovës e ka cilësuar ndërhyrjen e NATO-s një nga ndërhyrjet humanitare më të suksesshme në histori.

Ndër të tjera, Kurti shkruan se ajo ndërhyrje ndaloi tmerret e papërshkrueshme të gjenocidit.

“25 vjet më parë, NATO filloi fushatën e saj të bombardimeve ajrore, një nga ndërhyrjet humanitare më të suksesshme në histori, e cila ndaloi tmerret e papërshkrueshme të gjenocidit. Ne u jemi gjithmonë mirënjohës liderëve botërorë dhe vendeve të përfshira, të cilët përdorën politikën për të mbrojtur njerëzimin”, shkruan Albin Kurti.