MENU
klinika

"Mazhoranca nuk mund të bjerë në bojkot"

Amnistia Penale, deputeti socialist tregon si do t’i sigurojë mazhoranca 84 votat

06.03.2024 - 13:51

Deputeti i Partisë Socialiste, Lavdrim Krashi, ka folur për Amnistinë Penale për të cilën nevojiten 84 vota në Parlament në mënyrë që të miratohet.
Sipas Krashit në këto raste duhet menduar e mira e publikut dhe jo ndasitë politike. Ai ka thënë më tej se deputetët duhet të votojnë siç do të donte votuesi i tyre.

“Ka katër muaj që nuk lejohet që të diskutohet në Parlament. Ata që luajnë cirk duhen pyetur sesa do të vazhdojë kjo. Mazhoranca nuk mund të bjerë në bojkot, sepse kjo është formë bojkoti. Nuk do të thotë që ne të dorëzohemi para kësaj dhe mos votojmë për shembull amnistinë fiskale. Ka disa votime si buxheti, amnistia, kur interesi është i njëjtë dhe pse jemi parti të ndryshme. Është përgjegjësia e të gjithëve për të votuar ashtu si na duan votuesit tanë”, u shpreh ai në një intervistë për Top Channel.