MENU
klinika

"Njëri u fsheh majë një peme"

Arratisja e pabesueshme e terroristëve pas sulmit në Moskë/ Si shmangën për 400 km policinë

27.03.2024 - 19:19

Zbulohet itinerari që ndoqën autorët e sulmit gjakatar në Moskë….

Sigurisht, katër autorët e masakrës në Crocus në Moskë nuk kanë saktësisht fizikun e kapitenit Hilts, pilotit atletik dhe të guximshëm të luajtur nga Steve McQueen, i cili në filmin “The Great Escape” arratiset nga një kamp përqendrimi gjerman duke u hedhur sipër gardhit me motoçikletën e tij. Megjithatë, bazuar në të dhënat e mbledhura nga Corriere, terroristët arritën të kalonin policët, trupat speciale, kamerat dhe “sytë” satelitorë, me “Renault”-it e tyre të vjetër.

Një aksion i shpejtë rrufe, ishte ai në Sallën e Muzikës Crocus, i cili zgjati vetëm 13 minuta, sipas raportit të kreut të Komitetit Hetimor Bastrykin. Taxhikët zbresin nga makina, hyjnë në orën 19:58 me shumë qetësi, duke qëlluar. Më pas i vunë zjarrin kompleksit dhe në orën 20:11 ishin jashtë duke u larguar me një “Renault”.

Arratisja e pabesueshme e terroristëve pas sulmit në Moskë/ Si
Autorët e sulmit

Në trafikun kaotik të së premtes në mbrëmje, ata marrin unazën e Moskës dhe më pas marrin autostradën M3 që të çon drejt kufijve me Bjellorusinë dhe Ukrainën. Gati 400 kilometra, pa i ndalur askush, pavarësisht se natën ka pak trafik dhe makina ishte parë në qendrën tregtare. I gjithë rrjeti i autostradave ruse mbulohet nga Pautina (rrjeta e merimangës), një sistem i lidhur me një kompjuter qendror të aftë për të analizuar të gjitha imazhet në çast. “Një mjet shumë efektiv për të luftuar krimin”, shpjegoi nënkryetari i policisë rrugore.

Sipas presidentit Bjellorusi Lukashenko, policia kufitare ishte vënë në gatishmëri dhe kontrollet u forcuan menjëherë, të paktën midis Rusisë dhe Bjellorusisë. Të arratisurit e vunë re, përsëri sipas deklaratave të Lukashenkos, dhe kishin vendosur të devijonin drejt Ukrainës.

Arratisja e pabesueshme e terroristëve pas sulmit në Moskë/ Si
Skema e arratisjes

Në rajonin e Briansk, Grupi i Mbulimit Kufitar, i përbërë nga ushtarakë nga Rosgvardia, FSB, policia dhe milicia çeçene, u alarmuan. Deputeti Aleksandr Khinshtein tha se “Renaulti” u kap në fshatin Khatsun, pak pas Briansk, 378 km larg kryeqytetit. Oficerët qëlluan makinën, e cila nuk ndaloi dhe i shpuan të paktën një rrotë. Por terroristët vazhduan, duke u kthyer në autostradë dhe më pas dalin sërish pas rreth pesëmbëdhjetë kilometrash, drejt fshatit Teploe. Ata ndiqen nga agjentët, por kanë kohë të braktisin automjetin e tyre dhe të strehohen në pyll.

Një toger nga Sobr, departamenti i reagimit të shpejtë të Rosgvardia, thotë se ai filloi me kolegët e tij dhe një qen, të kërkonte mes pemëve, madje edhe me ndihmën e një droni. Qeni, megjithatë, humbet gjurmët dhe kështu ushtarët vazhdojnë “intuitivisht”. Derisa një snajper “sheh një imazh të një personi në një pemë, falë dylbisë termike”. Britma, kërcënime, asgjë. Burri nuk zbret. Pastaj rusët e prenë pemën dhe e kapën.

Kapiteni Pushkarev i policisë ishte pjesë e një zinxhiri që po krehte një pjesë tjetër të pyllit. Ai pa një nga vrasësit, e ndoqi dhe e kapi. Dy të tjerët u identifikuan në një luginë ku ishin strukursë bashku për shkak të të ftohtit. Më pas të burgosurit iu dorëzuan hetuesve.