Çështja e arrestimit dhe dënimit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri shkaktoi debate në studion e “Open” në News 24 midis Ardit Bidos, Profesor i Asociuar ne Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Alfred Lelës, Drejtor i zyrës së komunikimit në PD.
Studiuesi Bido thotë se është trup për PD që e ka kandiduar Fredi Belerin, ndërsa Alfred Lela e konsideron patriotizmin e Bidos si “part time”.
Pjesë nga debati:
Bido: Zero për mbrojtjen e një përdhosësi të simboleve kombëtare të dënuar nga gjykatat e këtij vendi.
Lela: Është turp i kujt? Nëse dikush është dënuar dhe ka kryer dënimin duhet të dënohet edhe një herë? Ose të flasim për luftën italo-greke ose të flasim për Fredi Belerin.
Bido: Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini, dëshmorët e atdheut janë asgjë për ty!
Lela: Ky është patriotizëm part time. Sepse ata që janë full time ankohen njëlloj si për Erdoganin ashtu edhe për Fredi Belerin. Nuk harrojnë Erdoganin dhe kujtohen për Fredi Belerin. E kanë Shqipërinë një! O po ma nguci greku dhe më dhemb. Ky është patriotizmi i shkollës së natës.
Bido: Për persona që janë akuzuar për vrasje shqiptarësh. Unë po flisja për dosjen.
Lela: Kur po flisje për përgjimin po heshtja, kur fillova për luftën italo-greke ndërhyra. Nëse je duke folur si zyrtar i shtetit, më lajmëro si të tillë.
Bido: Jam duke folur si njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare. Është turpi juaj që e keni kandiduar një përdhosës të simbolit kombëtar.