MENU
klinika

"Berberi s’ka qenë i vetëm..."

Arrestimi i kreut të ARRSH-së/ Eksperti i sigurisë zbardh detaje të reja dhe i bën thirrje SPAK

15.03.2024 - 14:21

Arrestimi i ish-drejtorit të ARRSH, Evis Berberi për ekspertin e sigurisë Fatjon Softa është tregues i korrupsionit të madh në institucionet qeverisëse të vendit.

Në një intervistë për “Ora News”, Softa kërkoi që hetimi të shtrihet jo vetëm në nivelin poshtë tij, por edhe lart tij sa i përket hierarkisë vendimmarrëse.

“Ky rast është një tregues i korrupsionit të madh dhe në tërësi që ka dominuar institucionet dhe veçanërisht në ARRSH ku edhe paraardhësi i tij është nën hetim nga SPAK po për korrupsion dhe abuzim me tenderat e rrugëve dhe vlerën e lartë të rrugëve, ku kemi mundësinë e auzimeve me shifra të mëdha përmes këtyre tenderave.

Këtu flitet për vlera të mëdha monetare dhe për një person që vjen nga shkallë e çuditshme karriere, nga këshilltar në drejtor, duke drejtuar dhe dy institucione të rëndësishme të taksapaguesve shqiptarë.

Dhe hetimet që kanë filluar tashmë ndaj aktivitetit të tij, ku përveç akuzave për korrupsion dhe abuzim me detyrën, SPAK ngre dhe akuzën e pastrimit të parave.

Mendoj që hetimi duhet të thellohet për të gjithë tenderat e dhënë jo vetëm nga ky drejtor, por nga të gjithë drejtorët e tjerë para tij, pasi ka pasur akuza dhe aludime për afera korruptive ndër vite.

Dhe duhet parë edhe lidhja e Berberit, jo vetëm me ata që akuzohen konkretisht, por edhe lidhjet që ai ka me vartës më poshtë, apo eprorë më sipër, sepse nuk është e mundur që të ketë vepruar vetëm me këta njerëz”, theksoi ndër të tjera eksperti Fatjon Softa.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Agjentët e SPAK dhe BKH i bastisën shtëpinë

Kreu i ARRSH, Evis Berberi jep dorëheqjen nga drejtoria e Rrugëve!

Evis Berberi u arrestua pasi Vetting zbuloi “gropat e korrupsionit të ARRSH”

Çfarë gjetën agjentët e SPAK dhe BKH pasi ‘bastisën’ shtëpinë e drejtorit të ‘Rrugëve’