MENU
klinika

"Hetime dhe vendime ndaj të gjitha niveleve"

Arrestimi i njeriut të besuar të Belinda Ballukut, Dumani: Nuk do kursejmë askënd!

15.03.2024 - 12:26

Një ditë pas arrestimit të Drejtorit të ARRSH, Evis Berberi, njeriu i besuar i ministres Belinda Balluku, ka reaguar edhe kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili ka deklaruar se “nuk do të kursejnë askënd”.

Në takimin e parë të nismës më të re të dialogut mes institucioneve dhe aktorëve të politikëbërjes, “IDM Morning Briefing”, pa praninë e kamerave, Dumani është shprehur se SPAK po vijon punën për hetimin e zyrtarëve të lartë të korruptuar dhe krimit të organizuar.

“Për vitet e ardhshme duhet të besojmë që kemi një institucion të konsoliduar me hetime dhe vendime ndaj të gjitha niveleve. Është e vështirë, por jo e pamundur. Rezultatet na stimulojnë dhe na nxisin që të punojmë akoma më shumë”, tha kreu i trupës së prokurorëve të posaçëm.

Kjo deklaratë vjen një ditë pas arrestimit të drejtorit të ARRSH Evis Berberi, bashkëpunëtorit më të afërt të Belinda Ballukut, i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, ndërkohë që edhe roli i vetë ministres më të rëndësishme të qeverisë Rama është nën hetim.

Më pas Dumani u ndal te lufta ndaj krimit të organizuar, kërcënimet e të cilit përbëjnë shqetësim, por sipas tij, anëtarët e SPAK janë të gjithë të përgatitur që t’i përballojnë këto situata.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Agjentët e SPAK dhe BKH i bastisën shtëpinë

Kreu i ARRSH, Evis Berberi jep dorëheqjen nga drejtoria e Rrugëve!

Evis Berberi u arrestua pasi Vetting zbuloi “gropat e korrupsionit të ARRSH”

Çfarë gjetën agjentët e SPAK dhe BKH pasi ‘bastisën’ shtëpinë e drejtorit të ‘Rrugëve’