MENU
klinika

Eksperti: Një biznes nuk mund ta anullojë aktivitetin

Arsyet e rritjes së borxhit tek tatimet me 84 mln euro

05.03.2024 - 18:22

8.4 miliardë lekë apo 80.8 milionë euro është borxhi që kanë bizneset ndaj administratës tatimore përgjatë vitit 2023.

Igli Zepishta, ekspert kontabël tha në një studio televizive, se borxhi tatimor rritet edhe për shkak të atyre subjekteve që hasin vështirësi dhe nuk mund të ndërpresin biznesin e tyre.

“Subjektet që janë aktive dhe janë në biznes, punojnë akoma, kanë qarkullim, mendoj se kjo pjesë nuk e rrit borxhin se janë në fokus të administratës tatimore, sa kalon një muaj mospagese janë nën vëzhgimin e tyre.

Cek një pjesë tjetër, borxhi tatimor rritet edhe për shkak të atyre subjekteve që hasin vështirësi dhe nuk mund të ndërpresin biznesin. Është thelbësore, një biznes sot has një vështirësi financiare, nuk mund të paguajnë një detyrim që ndoshta e ka sot qoftë edhe 1 lekë, nuk mund ta pezullojë aktivitetin dhe ky borxh të rrijë në një lekë, për këtë arsye ai vazhdon të mbetet aktiv dhe borxhi vijon të thellohet me kamata dhe rritet në vazhdimësi.

Një pjesë tjetër e borxheve janë bizneset që bëjnë lojëra, hapen NIPT, punojnë për të shmangur sigurime, detyrime tatimore. Por me ligjin e ri dhe kontrollin është më e vogël.

Pjesa më e madh ndodh për shkak të kësaj natyre, pamundësisë së subjekteve që ata hasin vështirësi në një moment, nuk e ndërpresin dot detyrimin në një moment, por janë të detyruar dhe çdo muaj detyrimi tatimor rritet.”

Më tej, Zepishta tha se pjesa e çregjistrimi është bërë shumë e vështirë për bizneset.

“Pjesa e çregjistrimit është bërë shumë e vështirë për bizneset. Një person e hap biznesin, në pamundësi për ta paguar, e bën provë një vit, pas një viti falimenton, shkon në proces çregjistrimi dhe vetë procedura e çregjistrimi është e tillë. Ti mund ta kërkosh procedurën e çregjistrimit në e-Albania, aty regjistrohet procesi dhe ti duhet të zerosh të gjitha detyrimet tatimore në mënyrë që të përfundojë. Fakti që kanë përfunduar vetëm 3900 ndër mijëra aplikime për çregjistrim do të thotë që shumica janë debitorë, pjesa tjetër janë procedura dokumentacioni.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të përdoret me efikasitet dhe të merren parasysh..."

Meta dekreton me rezerva kërkesën për hyrjen në fuqi të Eurobondit

Konferenca miraton Projektbuxhetin/ 637.6 miliardë lekë për vitin 2022

Ministrja e Ekonomisë detajon shpenzimet dhe të ardhurat

Nga mungesa e financimeve për trajtimin spitalor, tek papunësia!

Arsyet që Presidenti Meta ktheu në Kuvend ‘Buxhetin 2021’

Masat që duhen marrë për rimëkëmbje

FMN vlerëson masat, por jep edhe ‘detyra shtëpie’


BSH: Vrulli i shtrenjtimeve ka ndalur

Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

328 mln euro të ardhura më shumë se shpenzimet

Paketë e re mbështetjeje për shtresat në nevojë?

Një problem shqetësues po shfaqet në gjithë Europën)

Korrupsioni, Kosova shumë më mirë se Serbia dhe Shqipëria