MENU
klinika

“Kishte lidhje shumë të forta me politikanë”

Artan Hoxha flet për “baronin e drogës” që u ekstradua sot

07.03.2024 - 22:47

Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për ekstradimin nga Kosova të Gëzim Çelës, një personazh i botës së krimit, të cilin gazetari e cilëson si një person me lidhje shumë të forta jo vetëm në zonën ku operonte, por edhe lidhje të forta me politikanë të rëndësishëm dhe autoritete të zbatimit të ligjit.

Hoxha tha se Çela është ndër personat më të vjetër në botën e krimit dhe ka arritur të qarkullojë i lirë në Shqipëri, për shumë kohë edhe pse ishte në kërkim.

“Ai nuk kishte bindje por ka patur miqësi me politikanët më të rëndësishëm të vendit, qoftë edhe duke i takuar personalisht. Nuk mund të bëhesh njeri i rëndësishëm në këto nivele të kësaj bote, pa patur lidhje politike dhe pa korruptuar njerëzit e zbatimit të ligjit”, tha Hoxha.

Lidhur me aktivitetin kriminal të Çelës, Hoxha tha se ai ka patur edhe laboratorë të përpunimit të heroinës, ndërkohë që vetëm në ngjarjen e fundit me velierën e djegur në det, bëhej fjalë për një sasi prej 2.5 ton heroinë.

“Ditën e sotme u ekstradua nga Kosova, Gëzim Çela. Ai u arrestua në fshatin Dardani pranë Ferizajt, në shoqërinë e dy femrave nga Shqipëria dhe një shtetasi të Kosovës. Ka qenë në kërkim për një kohë të gjatë. Ajo që i krijoi një mit dhe aureolë, është fakti që edhe pse ishte në kërkim, ka qendruar në Shqipëri, ka bërë biznes, ka patur lidhje të forta, me agjencitë e zbatimit të ligjit dhe me politikën.

Në fakt karriera e tij është shumë e gjatë, nga ata që mund të quhen edhe themelues të krimit të organizuar. Ka historik që pas viteve 90’. Ka qenë pjesëtar i forcave speciale, ka punuar edhe në policinë kriminale, ka qenë shoqërues edhe i titullarëve. Në fillim të viteve 2000 fillojnë historitë me policinë shqiptare. Në Itali është akuzuar në vitet 90’ edhe për vrasjen e dy karabinierëve, pas një përplasje. Në Shqipëri u arrestua për llogari të palës italiane. Pritej dënim i rëndë, u përpoq të pengojë ekstradimin.

Kujtoj emrin “baroni i drogës” ia kemi vënë, sepse na duhej titulli i faqes së parë, nuk kishte hapësirë mjaftueshëm dhe të gjithë akuzat e tij ishin të gjata, e vetmja akuzë që nuk kishte ishte trafiku i drogës, dukej sikur ia parashkruam atë që do ti ndodhte. Edhe pse u dënua, arriti të lirohet sepse siguroi një epikrizë, që provonte se rrezikonte jetën pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme. U largua në Turqi për trafik heroine dhe bëri burg atje. U soll pastaj në Shqipëri, ka qendruar pak kohë dhe u shpall në kërkim.

Vijmë pastaj te ngjarjet e fundit. Fusha e veprimit ka qenë zona e Fushë Kuqes, Kurbini, Lezhë dhe Tiranë. Është njeri me lidhje shume të forta dhe reputacion shumë të fortë në zonën e vet. Ka patur shumë njohje policore, njeri me shume ndikim në zonë.

Gjatë një operacioni të 15 gushtit të vitit të kaluar, mori pjesë DEA, anti-mafia italiane, Frontex, një agjenci tjetër që merret me monitorimin e hapësirave detare dhe u gjet një velierë, kur po bëhej shkëmbimi. Ishte në përdorim nga dy shtetas ukrainas. Po bëhej shkëmbimi i lëndës narkotike, pasi ishin dy gomone, ka qenë operacion i gjerë ndërkombëtar. Bëhej fjalë për një shkëmbim prej 2.5 ton heroinë nga Turqia, kryesisht ka qenë i specializuar, i është kapur edhe më parë laborator në Fushë Kuqe për përpunimin e heroinës. Në Kosovë ka patur bashkëpunëtor shumë të fortë. Gjatë operacionit “flakë në det”, veliera u dogj. Ukrainasit i vunë zjarrin velierës që të mos kapej.

U bë një operacion i dytë dhe u arrestua shefi i komisariati i Kurbinit, që rezultoi lidhje e afërt e Gëzim Celës.

Megjithë prognozën që të bëra, Gëzim Çela nuk është njeri që kthehet në bashkëpunëtor të drejtësisë. Kam zero shpresë, që autoritetet tona ta thyejnë. Ai njeh mirë policinë, botën e krimit, linjat ndërkombëtare të trafikut, është njeri që ka patur laborator.

A di shumë ky? Patjetër. Një rast ka patur një vaki, ndërroi jetë nëna e tij, ai ishte në kërkim, por ndodhej në varrim dhe aty ka patur rreth 3 mijë vetë.

Gëzim Çela ka qenë faktor i rëndësishëm në fushatat elektorale. Kam nxjerrë imazhe që mjetet e Gëzim Çelës kanë qenë me flamuj. Përpiqej të krijonte lidhje me forcën ne pushtet, për të krijuar lehtësira dhe të vijonte aktivitetin. Kishte aftësi mbreslënëse korruptuese. Kishte shumë impakt te zyrtarët e shtetit dhe policisë, te prokurorët, gjyqtarët.

Ai nuk kishte bindje por ka patur miqësi me politikanët më të rëndësishëm të vendit, qoftë edhe duke i takuar personalisht. Nuk mund të bëhesh njeri i rëndësishëm në këto nivele të kësaj bote, pa patur lidhje politike dhe pa korruptuar njerëzit e zbatimit të ligjit.

Është interesante si do të shkojë procesi, SPAK do të tentojë të bëjë edhe identifikim të pasurive të tij. Do të jetë betejë e fortë, mbetet ta shohim. Në burgjet shqiptare besoj duhet të jetë te pesë persona më të rëndësishëm të arrestuar”, tha Hoxha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Arrestimi i “baronit të drogës” në Kosovë

Artan Hoxha: Kishte lidhje politike, financonte fushata elektorale


“Na mungon propaganda kombëtare në planin ndërkombëtar”

Debati për gjuhën shqipe në RMV, Rama: Nuk është çështje gjykatash, por…

Tre arsyet pse mazhoranca nuk e zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Opinioni i Komisionit të Venecias, gazetarja Lala: Reagimi i Bushkës, për të vënë duart në kokë

Arben Ahmetaj akuzohet se shkaktoi dëm ekonomik 7 miliardë lekë

GJKKO kthen në SPAK dosjen “Buka”!