09.03.2024 - 11:18
Një atentat është shënuar dje në Athinë, ku u qëllua me armë zjarri në kokë, ndaj një shtetasi që dyshohet se është shqiptar. Pavarësisht ndihmës së menjëhershme, mediet greke raportojnë se ai ka ndërruar jetë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.
Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Epirou dhe Michail Voda jashtë një dyqani nargjilesh. Mësohet se ai është rrethuar nga një grup personash dhe njëri prej tyre e ka qëlluar.
Më pas një ambulancë ka marrë 35-vjeçarin, dhe e ka transportuar në spitalin “Gennimatas”, ku ka qëndruar i intubuar në gjendje kritike në ICU për rreth dy orë. Megjithatë, para mesnate ka dhënë frymën e fundit.