“Në qershor Shqipëria do aplikojë për të qenë pjesë e sistemit eruropian të pagesave që përkthehet në transferta me komisione më të ulëta për qytetarët. Nëse aktualisht për një transfertë prej 1 mijë eurosh paguhet 60-80 euro komision pas futjes në këtë sistem do paguhet 10-20 euro”
Qytetarët por edhe për bizneset që do të kryejnë pagesa nga vende të ndryshme të Be pritet të ketë komisione deri në 6 herë më të ulëta. Drejtoresha e sistemit të pagesa në Bankën e Shqipërisë thotë se kjo nismë është shumë pozitive për ekonominë shqiptare dhe përfitimet vetëm në vitin e parë të zbatimit përllogariten në 15 milion euro.
Aktualisht Banka e Shqipërisë ka bërë gati aplikimin i cili do të dorëzohet në qershor,ndërsa pritshmëritë janë për një përgjigje pozitive
Aktulisht sistemi europian i pagesave është në përdorim vetëm nga vendet e Bashkimit Europian. Ndërkohë futja e vendeve të Ballkanit Perëdimor është një risi në rrugën drejt integrimit.
Lehtësimi i kryerjes së pagesave ndërkufitare me Bashkimin Evropian pritet të nxisë edhe zgjerimin e marrëdhënieve tregtare me BE-në, partnerin tregtar kryesor të Shqipërisë.
Me vendet e BE-së kryhen rreth 2/3 e tregtisë; janë destinacion për rreth 71% të eksporteve të mallrave tona; dhe janë origjina e më shumë se gjysmës së stokut të Investimeve të Huaja Direkte