Kreu i Grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi në një deklaratë për mediat pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve, deklaroi se u arrit marrëveshja për ngritjen e tre Komisioneve Hetimore.
Bardhi gjithashtu informoi se është arritur një dakordësi për të miratuar në Kuvend ligjet të cilat kërkojnë shumicë të cilësuar, si rasti i Amnistisë Penale.
Ai gjithashtu shtoi se opozita e mbajti fjalën e saj dhe me plotësimin e tre kërkesave të tyre, do të kthehet normaliteti në Kuvend.
“Në vijim të mbledhjes së shkuar të konferencës së Kryetarëve ku ramë në dakord në parim për të normalizuar veprimtarinë në Kuvend, sot u vendos në dakordësi të plotë mes gjithë anëtarëve ka marrë vendimet që konkretizojnë atë dakordësi. Është rënë dakord siç e dini, miratimi i Komisionit Hetimor për kontratat dhe sterizilim dhe chep-up apo dhe për ngritjen e komisionit hetimor për sistemin tims. Këto kanë qenë shqetësimet tona. Siç kemi deklaruar prej 5 muaj edhe pse jemi akuzuar. Ne rikthehemi menjëherë në normalitet që te jemi zëri i qytetarëve. Sot po tregojmë se kemi bërë atë që kemi thënë në këto 5 muaj”, tha ai.