MENU
klinika

Eksperti: Pandemia groposi fuqinë punëtore

Baret dhe Restorantet, në krizë për punëtorë

12.03.2024 - 13:14

Në një kohë kur Shqipëria po bëhet gati për nisjen e sezonit të ri turistik bizneset e hoteleri-turizmit po përjetojnë periudhën më të errët të tyre sa i përket fuqisë punëtore.

Enri Jahaj, nga shoqata e Bareve dhe Restoranteve në një intervistë televizive u shpreh pesimist sa i përket së ardhmes, teksa tha se parashikimet janë të zymta, në pandemi fuqia punëtore u largua.
“Kemi një shprehje disfatiste, që ka punë por nuk ka profesionistë. Dakord, por çfarë do të bëjmë? O do qajmë ose do investojmë. Ndërkohë që në Shqipëri po investohet me ritme shumë të shpejta dhe mund të themi që ne kemi baret dhe restorantet ndër më të mira në Evropë sa i përket nivelit të investimit.

Por është çështje tjetër se kush i punon këto bare dhe restorante, kjo pastaj është hajde të gjejmë njerëz, hajde t’i themi Ministrisë së Arsimit që të investojë që në arsimim për hotelerinë, në mënyrë që këta të rinj në vend që të rrinë gjithë ditën me “instagram” dhe tiktok”, të kuptojnë se përtej rrjeteve sociale të kuptojnë që ka punë për ta, para për t’u paguar. Absolutisht që ka një punë si kjo e mikpritjes është një ndër më të bukurat.

Të rinjtë nuk e duan këtë gjë pasi ndikohen nga rrjetet sociale, të cilat thonë mos puno 9 me 5, puno nga shtëpia, paguhesh 2 mijë deri në 3 mijë në muaj dhe kështu gjërash.

Nuk e di se ka njeri që të të falë lekë. Por di që ne sot duhet të tentojmë t’i mbajmë ata të rinj që kërkojnë sot të ikin nga Shqipëria dhe të kuptojnë që punë për ta ka plot dhe të përkthyera në standardin e jetës në Shqipëri janë punë që garantojnë një jetë shumë të mirë dhe shumë indipendente”, theksoi ndër të tjera Enri Jahaj, nga shoqata e Bareve dhe Restoranteve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervista e Presidentes së Shoqatës Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë

Ikja e fuqisë punëtore/ Strategjia si mund të ndalohet


BSH: Vrulli i shtrenjtimeve ka ndalur

Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

328 mln euro të ardhura më shumë se shpenzimet

Paketë e re mbështetjeje për shtresat në nevojë?

Një problem shqetësues po shfaqet në gjithë Europën)

Korrupsioni, Kosova shumë më mirë se Serbia dhe Shqipëria