MENU
klinika

Kush është personi i arrestuar

Baza e armatimit në Vlorë, policia jep detaje

07.03.2024 - 20:19

Drejtori i Policisë vendore në Vlorë, Ervin Muça dhe detaje në lidhje me operacionin ku u zbulua baza e armatimit në Babicë të Vlorës.

Sipas drejtorit të policisë në pranga është vënë shtetasi Luçiano Deraj alias Albano, i cili dyshohet se është i përfshirë në grupe kriminale.

Muça u shpreh se për këtë i referohen dy ngjarjeve kriminale për të cilat do shprehen në një moment tjetër.

Deklarata e policise

Jam sot ketu, për t’ju përcjellë rezultatet e operacionit policor të koduar “Knock Out 6”, i cili është zhvilluar në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar të koduar “Sundimi I Ligjit”, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të mundshme me pasoja të rënda kriminale.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë me mbështetjen e Forcave Speciale “Renea , janë përfshirë në veprime të thelluara hetimore dhe operacionale, për të bërë të mundur parandalimin e ngjarjeve kriminale, dokumentimin e aktivitetit të grupeve kriminale, identifikimin e anëtarëve të tyre dhe vënien përpara drejtësisë.

Falë informacioneve të siguruara dhe të vërtetuara në rrugë operative , per subjektin Luciano Deraj alias Albano Deraj, banues në Babic te madhe Vlore ,nen hetim nga ana jone per kryerjen e dy veprave te renda kriminale ndodhur disa kohe me pare ne Vlore, i cili posedonte një arsenal armësh, municonesh luftarake dhe lëndë shpërthyese, per llogari te tij dhe personave te trete anetare te nje grupi kriminal ne qytetin e Vlores te cilit i atribuohen disa ngjarje kriminale. Ne kuader te ketij operacioni I cili u zhvillua ne oret e para te mengjesit ne rrethinat e Vlores dhe qytet u be e mundur kapja dhe arrestimi shtetasit te mesiperm dhe sekuestrimi nje sasie te madhe armatimi e pershkruar si me poshte:

1. Një armë zjarri snaiper e kalibrit 7.62-mm, e montuar ne gjendje luftarake me silenciator (zhurmembytes)

2. Pjesë përbërëse arme luftarake për formimin e 2(dy) armë te tjera zjarri pushkë snajpere.
3. Një armë zjarri pistoletë, e markës Zastava, kalibri 10-mm, me ” dhe dy krëhëra me fishekë të po këtij kalibri.
4. Një arme Pistoletë-Stilolaps me ngjyrë Bronxi dhe një sasi prej 40 fishekësh të kalibrit 5.6-mm.
5. Një armë , e future në këllëf, e kalbirit 12mm, e prodhimit Rus
6. Dy kuti plastike me material ndihmese per mirembajtjen e armeve snaipere.

7. Mine e pershtatur me cellular dhe eksploziv plastic si dhe shtatë copë kallëp lëndë eksplozive plastik te kapaciteteve 200 dhe 400gr.
8. Kater silenciator me trup metalik me ngjyrë të Zezë për armë te gjata
9. Një Dylbi Optik termik me ngjyrë ushtarake me mbishkrimin NUC FOR BEST IMAGE,me gjatësi 41-cm me shikueshmeri naten
10. Katër dylbi optike si ato që vendosen në armët e zjarrit për shënjestër në largësi.
13. Dy palë dylbi optike vëzhgimi.
14. Akesorë plotësues për shënjestra optike të armëve të zjarrit.
15 Një kuti plastike me ngjyrë të Zezë Brenda së cilës gjenden 200 copë fishekë 9-mm.
17. Nje sasi e madhe fishekesh të kabibrit 7.65-mm dhe 45 krehera automatiku fishekë të kalibrit 7.62, model 56 dhe një sasi e madhe fishekësh të po këtij kalibri

18.Nje sasi e madhe fisheke kaliber 12 mm
19 Disa mijera fisheke luftarake calibrave te ndryshem , ndezësa granatash dore.
20. Disa aparate telefonik cellular qe do I nenshtrohen ekspertizes
21. Një radio marrëse-dhënëse, me mbishkrimin BOATHENG, me karikuesin e saj ne vale te DVP Vlore
22. Një pajisje me antenë me mbishkrimin DETECTOR K18 RFGS.

23. njësi qëndrore kompjuteri e markës HP, dhe DVR
24. Nje numer i madh targash automjetesh dhe celesash te ndryshem automjetesh
25. Disa maska me ngjyre te zeze dhe maska silikoni me imazhin e kokes se njeriut.
26 Disa fenelina policie e veshje te ndryshme.

Theksoj se Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Prokurorinë, gjatë operacionit të koduar “Knock Out 4 dhe 5” që u finalizua gjatë muajit Shkurt, sekuestroi një tjetër arsenal armësh zjarri: 1 minë me telekomand, 5 kallepe tritol, 7 kapsolla dentoatore, 4 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri imituese, 12 krehra armësh, rreth 800 fishekë, 1 jelek antiplumb, , të cilat, bazuar në inteligjencë informative, dyshohet se do përdoreshin për ngjarje kriminale, për llogari të grupeve kriminale.

Përfitoj nga rasti të siguroj qytetarët e qarkut Vlorë, se strukturat e Policisë janë tërësisht të angazhuara dhe të përkushtuara për të parandaluar, evidentuar dhe goditur krimin dhe paligjshmëritë. Në këtë kuadër, ftoj përsëri qyetarët që të jenë akoma më bashkëpunues me Policinë, pasi vetëm së bashku mund të krijojmë një ambient sa më të sigurtë për qytetarët dhe aspak të sigurtë për elementet kriminale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN