MENU
klinika

Tensionohet situata mes të ftuarve

“Beleri është dënuar me armët që janë marrë nga Peshkëpia”

01.03.2024 - 11:31

Pyetja e Blendi Fevziut “se a ishte Fredi Beleri kandidati i duhur për koalicionin opozitar në Himarë”, shkaktoi debate në studion e “Opinion”. Sipas drejtorit të Arkivit të Shtetit Ardit Bido, Beleri ka precedentë penalë dhe është një përçmues i simboleve kombëtare shqiptare.

Kjo deklaratë u kundërshtua nga Sekretari i OMONIA-s Marin Suli dhe Shefi i Organizimit në PD Klevis Balliu, duke e cilësuar gënjeshtër. Më tej, Bido theksoi se Beleri është dënuar me vendim të formës së prerë për armët që i ka marrë gjatë Masakrës së Peshkëpisë, në vitin 1994.

Klevis Balliu: Zotëria është atje, nëse ky njeri paska cenuar simbolet kombëtare, çdo njeri që ta ketë bërë. Çoje në gjykatë për atë çështje.

Blendi Fevziu: E kanë dënuar pra për atë…

Klevis Balliu: O zotëri se ai ka dalë i pafajshëm, të nxjerr dokumentin.

Ardit Bido: Është dënuar! Është dënuar dhe nga Gjykata e Strasburgut.

Klevis Balliu: Po pra kemi dhe vendimin e dytë. Pra në këtë rast, Belerin nuk e kanë çuar në burg për këtë çështje, por se ka vjedhur votat.

Ardit Bido: Përçmuesit e simboleve kombëtare duhet të jenë në skenën politike shqiptare?! Po apo jo?

Klevis Balliu: Se ti këtu përfaqëson shtetin, qeverinë…Më vjen keq që ta them, po të jetë për parime kombëtare, i pari që duhet të zhdukim është Edi Rama. Nëse flasim për çështjen e Himarës dhe se ça po i bëhet jugut, ne duhet të pyesim Xhaçkën dhe burrin e vet, na del investitor strategjik. Aty ty që po merresh me tokat e Himarës duhet të të kërcejnë qimet.

Ardit Bido: S’jam marrë ndonjëherë me tokat…

Klevis Balliu: Do të diskutosh për Greqinë, duhet të flasësh për Çamërinë, për Kosovën. Njësoj siç po bëhet me Italinë për pensionet. Arsyeja pse Rama e lidh çështjen e Belerit me këto çështje që i shpik ai është sepse do të mbulojë krimin e vet që ka bërë, duke e arrestuar. Ne i mbrojmë ato simbole nga përdhunimi që u bën ky shtet.

Ardit Bido: Pra je pro apo kundër?

Klevis Balliu: A nuk është qeveria e zotërisë që i ka vënë yllin e kuq komunist flamurit kombëtar, a nuk është përdhosje?

Blendi Fevziu: A ishte Beleri kandidati më i mirë duke pasur parasysh të shkuarën e tij? I akuzuar për vrasjen e dy ushtarëve shqiptarë, i dënuar në Greqi për armëmbajtje pa leje në drejtim të Shqipërisë, i dënuar për përdhosjen e simboleve kombëtare të Shqipërisë. Vrasja e dy ushtarëve ka ndodhur kur Berisha ka qenë President i këtij vendi. Unë kam shkuar vetë atje për reportazhin dhe ka qenë dramatike.

Marin Suli: Zoti Beleri s’ka lidhje aty fare!

Ardit Bido: Ai është dënuar me armët që janë marrë nga Peshkëpia ë?! A mund ta sqarojmë rastin e Peshkëpisë?

Blendi Fevziu: Edhe njerëzit e fortë që vënë partitë, fitues janë. Prandaj i vënë me precedent penal. Ky nuk është justifikim se “ka fituar”.

Ardit Bido: Për ju zoti Beleri është përçundues i simboleve kombëtare?? Kandidati është vjedhur me Primare, si çdo kandidat tjetër. Ju s’dini ça ka ngjarë!

Marin Suli: Është gënjeshtër!

Ardit Bido: Të lutem se çova vendimin e Gjykatës së Strasburgut! Nxirre! Për zotin Balliu përçunduesit e simboleve kombëtare duhet të jenë në politikë dhe kjo është skandaloze.

Klevis Balliu: Nëse këto që thua ti janë të vërteta, kërkoi Ramës t’i zbatojë. Pse si zbaton?

Ardit Bido: I kërkoj qeverisë shqiptare, të 140 deputetëve të Parlamentit që përçunduesit e simboleve kombëtare, të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykatat të mos kandidojnë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reagon ashpër Bido: Janë shqiptarë, vetëm 14.5% janë…

“Çmendet” gazetari: Dhërmiu, 99.99% ka popullsi greke!