MENU
klinika

Do të na përfaqësojë në Eurovizion

Besa Kokëdhima publikon këngën në anglisht

13.03.2024 - 13:31

Këngëtarja Besa Kokëdhima ka publikuar këngën “Titan”, e cila do të ngjitet në skenën e Eurovizionit këtë vit për të përfaqësuar Shqipërinë. Ky është një rinovim i këngës së saj që fitoi Festivalin e Këngës 62, “Zemrën n’dorë”.

Pas disa muajsh që Besa tregoi pak për rinovimin e këngës në rrjetet e saj sociale, më në fund hiti u publikua dhe titullohet “Titan”. Besa do të performojë “Titan” në gjysmëfinalen e dytë më 9 maj dhe shpreson të ndjekë shembullin e paraardhëses së saj Albina Kelmendi duke u kualifikuar në finale.

Duke mbajtur fokusin në vokalin e fuqishëm të Besës, kënga mori thellësi dhe ngjyra, duke e bërë më të lehtë performancën në skenën e Eurovizionit. Ndryshe nga Festivali i Këngës, ku ka një orkestër live, Besa do të ketë vetëm këngëtarë mbështetës dhe sfond në Eurovizion.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain