MENU
klinika

Mesazhi i kreut të KMSH

Besimtarët myslimanë nisin muajin e shenjtë të Ramazanit

11.03.2024 - 10:35

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën nisin sot muajin e shenjtë të Ramazanit. Për 30 ditë, ata mbajnë agjërim, një nga 5 kushtet e islamit. Dita e parë e Ramazanit është 11 marsi, ndërsa dita e fundit është më 9 prilli. Ndërkaq Fitër Bajrami festohet më 10 prill.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka uruar të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit për më shumë paqe dhe begati në këtë muaj adhurimi.

Spahiu u shpreh se lutjet shkojnë që të arrihet sa më shpejt paqja në Ukrainë e në Rripin e Gazës.

“E lusim zotin që të na mundësojë që të dalim të falur në fund të këtij muaji, të na bëjë paqe e begati, që të arrihet sa më parë paqja mes palëve në Gaza, Ukrainë dhe në çdo vend ku ka konflikte dhe njerëzit që gjejnë qetësinë e merituar dhe të kalojnë një Ramazan të Begatë”, thotë Spahiu.