MENU
klinika

Raporti i INSTAT

Bizneset e turizmit po zhvillohen me ritëm të shpejtë

24.03.2024 - 19:56

Hotelet dhe bar-restorantet raportojnë rritje të xhiros së tyre në vitin 2023. Fitimet ata i kanë shpërndarë edhe në paga, duke dhënë më shumë siguri për punonjësit.

Hoteleria po zhvillohet me ritëm të shpejtë në vendin tonë. Shifrat tregojnë se shitjet në këtë sektor janë rritur 23% në krahasim me vitin e kaluar, dhe në të njëjtin nivel është rritur dhe fondi i pagave.

Shifrat e fundit që analizon INSTAT i përkasin tremujorit të fundit 2023, ku vihet re se se edhe numri i të punësuarve është rritur me 4%.

Zhvillimi në sektorin turistik ka prekur edhe baret e restorantet, të cilat raportojnë për xhiro të shtuar me më shumë se 5% dhe për zgjerim të fondit të pagave, në nivelin 14%.

Numri i lartë i vizitorëve në vendin tonë, edhe në muajt e ftohtë të dimrit, duket se po i japin biznesit të shërbimeve më shumë siguri e stabilitiet, që nuk po bazohet vetëm të shitjet dhe punësimet sezonale.

Ndërkohë, edhe prespektivat që ky sektor të ngrihet më tej janë të mira, për shkak të politikave që po ndërmerren me investimet në infrastrukurë.