Balenciaga godet sërish me byzylykun si ngjitës letre, i cili kushton 4400 dollarë.
Videot që ironizojnë produktin luksoz po qarkullojnë kudo në rrjetet sociale ndërsa shumë përdorues e quajnë këtë një tallje, pasi kjo nuk është hera e parë që kjo shtëpi mode merr produkte të përditshme dhe i ngjit në lartësinë e modës së lartë, me logon e saj dhe me një çmim të kripur.
Byzylyku, i krijuar për t’i ngjasuar një rrotulle shiriti me ngjitës transparent – ishte pjesë e koleksionit vjeshtë/dimër 2024-25 të Balenciaga, i zbuluar më 3 mars gjatë Javës së Modës në Paris dhe luan me konceptin e materialeve të paketimit si aksesorë të modës.
Një modele e ka veshur byzylykun në pasarelë. Ajo ishte e veshur me një fustan të gjerë blu, i cili ishte i shtrënguar pas trupit me ngjitës shirit.
Një video në një faqe ku pyetet “A do ta vishje këtë?” është parë afër tetë milionë herë.
“Balenciaga është një eksperiment social i shitjes së gjërave të pakuptimta ndaj njerëzve të pasur,” tha një komentues.
Një tjetër komentues, u shpreh: “Njerëzit e pasur duan të ndihen të varfër aq keq”.
Byzylyku po trondit gjithashtu miliona fashionistë të Kinës.
Influencerët atje po krijojnë krijimet e tyre me shirit ngjitës që shpresojnë t’i shesin për një çmim më të ulët, sepse ato nuk vijnë me emrin Balenciaga.