MENU
klinika

Kreshnik Spahiu zbulon ‘fatin’ e ish-kryeministrit!

Çfarë do të ndodhë me Berishën pas emërimit të ambasadorit të ri amerikan

19.03.2024 - 20:13

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në emisionin Shqip u shpreh se qëndrimi dhe pozicioni i ambasadorit amerikan që do të vijë në Shqipëri David Kostelancik do të jetë dhjetë herë më i avancuar se Yuri Kim në raport me establishmentin e vjetër politik në Shqipëri.

“Ditën që Kostelancik do të jetë në Tiranë pas një muaji demokratët e Rithemelimit do të kenë një shprehje: Yuri Kim ishte lule, kot u ankuam.

Qëndrimi dhe pozicioni i ambasadorit të ri amerikan do të jetë dhjetë herë më i avancuar në raport me establishmentin e vjetër politik në Shqipëri dhe në raport me Reformën në Drejtësi dhe ndëshkimet.”, tha Spahiu