MENU
klinika

Karamuço tregon pistën e re ku po hetohet

Çfarë fshihet pas vrasjes makabër të Pëllumb Metës?

02.03.2024 - 10:01

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka theksuar se në ngjarjen tragjike që ndodhi në ShënVlash të Durrësit ku tre fëmijët vranë babanë e tyre, i dyshuari kryesor në këtë rast është djali i madh i familjes.

Karamuço tha se Hysen Meta po hetohet nga policia sepse bëhet me dije që është përdorues narkotikësh por nuk i janë marrë analizat e gjakut.

“Dyshimet e forta janë te djali i madh, sepse djali i madh po hetohet edhe për veprimtarinë e tij në Itali dhe në Holandë ku ka vajtur dhe ka ardhur herë pas here.

Po hetohet nga policia sepse bëhet me dije që është përdorues narkotikësh por nuk i janë marrë analizat e gjakut. Ndërkohë që vajza është çuar për ekspertim dhe nuk ka dalë asgjë.

Po ashtu krimi nuk ka ardhur si pasojë e ndonjë abuzimi që i ati mund të ketë bërë me vajzën e vogël. Ndërkohë që djali ka pasur një karakter, të dhunshëm, agresive dhe arrogant.

Ka pasur më shumë debate me babanë sepse babai i kërkonte të gjente një punë stabël dhe të mos merrej me drogë”, u shpreh Karamuço në emisionin “3D”.