MENU
klinika

Evis Berberi u arrestua pasi Vetting zbuloi “gropat e korrupsionit të ARRSH”

Çfarë gjetën agjentët e SPAK dhe BKH pasi ‘bastisën’ shtëpinë e drejtorit të ‘Rrugëve’

14.03.2024 - 10:41

Ish-kreu i Autoritetet Rrugor Shqiptar, Ervis Berberi është arrestuar me urdhër të Gjykatës së Posaçme pasi emisioni Vetting zbuloi “gropat e korrupsionit të ARRSH”.

Ish-drejtori i ARRSH-së mësohet se është arrestuar mbrëmjen e djeshme (13 Mars) me urdhër të Gjykatës së Posaçme pasi ndaj tij janë ngritur akuzat për pastrim parash dhe korrupsion.

Agjentët e Prokurorisë së Posaçme dhe BKH “bastisën” banesën e Evis Berberit, ku iu sekuestruan një sërë sendesh personale si celularë, laptop dhe dokumente.

Pasi SPAK nisi hetimet ndaj tij, Ervis Berberi dha dorëheqjen nga posti para pak ditësh.

Ish-kreu i ARRSH-së Evis Berberi ishte një ndër drejtuesit e afërt të ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikes, Belinda Balluku.

Berberi u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021, ku zendesoi në këtë detyrë, Ergys Vjerdhon, edhe ky i fundit nën hetim nga SPAK për dyshime se është përfshirë në afera korruptive.

INVESTIGIMI I VETTING

Rrugë të lëna përgjysmë, fonde që shtohen pas garave që kanë indici për korrupsion. Drejtues ARRSH-je të përfshirë në afera dhe ndjekje penale dhe rrugët nuk mbarojnë. Si përfundim rrugë të fryra në kosto dhe përsëri, Shqipëria ka infrastrukturën më të dobët.

Më 17 shkurt 2024, një ditë pas shembjes së rrugës “Korçë-Ersekë”, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion do të deklaronte nisjen e hetimit dhe regjistrimin e procedimit penal ndaj kompanive “A & E ENGINEERING” me aksionere Entela Çano dhe kompanisë “A.N.K” me pronar Agim Kola.

Inxhinieri Romeo Nazarko kishte arritur të vinte në lëvizje institucionin më të lartë hetimor (SPAK) duke renditur shkeljet që kishte konstatuar në atë segment rrugor.

Akuzat ishin të qarta; Shpërdorim detyre, mashtrim me projektin e rrugës, mashtrim teknik, mashtrim e falsifikim me procesin e mbikëqyrjes së punimeve, kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë, një ditë pas regjistrimit te procedimit penal dhe nisjes së hetimit ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve (ARRSH), Evis Berberi, Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, zbarkuan në 3 banesat e Drejtorit të Autoritetit Rrugor, duke sekuestruar dokumente, kompjuter, 2 telefona dhe 3 USB, ku besohet se ka prova dhe për afera me rrugët e tjera….

Por çfarë ndodhi në aksin e shembur i Ersekës dhe alarmi për rrugët që janë në proces?

Aksi Korçë-Ersekë, me gjatësi 35 kilometra, pritej të inaugurohej në qershor të vitit 2023. “Tashmë kantieri është në një fazë shumë të avancuar, pjesa e parë e Lotit të Dytë është përfunduar në 99 %”, deklaronte kohë më parë ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Por ndërsa të gjitha afatet u shkelën, aksi jo vetëm që nuk ka përfunduar, por në një segment të tij, të sapo ndërtuar, ka pësuar shembje masive duke e bërë atë të pakalueshëm. Dëmtimi i madh i rrugës ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Qarrit.

Sipas burimeve të informacionit kosto e kësaj rruge, ka shkuar në 60 milionë euro. Ekspertët tregojnë se kjo rrugë, është e kategorisë C me një karrexhatë me të paktën një korsi lëvizjeje për sens, 35 kilometra e gjatë dhe vetëm 8,5 metra e gjerë.

Në qershor të vitit 2013 nisën punimet për ndërtimin e një pjesë të segmentit rrugorë, tenderi për lotin e parë me gjatësi 17,6 kilometra u fitua me një ofertë prej 17 milionë eurosh nga kompania “A.N.K”. Edhe përse kanë kaluar 11 vite shiriti përfundimtar për përfundimin e punimeve duket shumë i largët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Agjentët e SPAK dhe BKH i bastisën shtëpinë

Kreu i ARRSH, Evis Berberi jep dorëheqjen nga drejtoria e Rrugëve!