MENU
klinika

Kapërcimi i krizës parlamentare

Çfarë po ndodh me negociatat mes mazhorancës dhe opozitës

11.03.2024 - 15:10

Negociatat mes opozitës dhe maxhorancës për të tejkaluar krizën në Kuvend janë të hapura dhe duket se këto kanë nisur në nivel kryetarët.

Sipas gazetarit të News24, Ergys Gjençaj ditën e sotme nuk ka pasur kontakte mes Gazment Bardhit dhe Bledi Çuçit.

Kujtojmë që negociatat kanë nisur që prej një jave, me ndërhyrjen e kryetares së Parlamentit, Lindita Nikolla, për shtensionimin e situatës.

Opozita kërkon ngritjen e komisioneve hetimore dhe maxhoranca ka deklaruar se është e hapur që të plotësojë këto kërkesa.

Pas negociatave intensive të 2 javëve të fundit mes kryetarit të grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçit dhe homologut të tij demokrat Gazment Bardhit, pritet që opozita të heqë dorë nga strategjia bllokuese që në seancën e 21 marsit.

Kompromisi, që me shumë gjasë, do të finalizohet në fillimin e javës së ardhshme, është arritur pasi socialistët kanë pranuar një nga dy kërkesat e panegociueshme të demokratëve, atë për Komisionet Hetimore, ndonëse pjesërisht. Shumica ka pranuar 2 prej 8 kërkesave të opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore, por nuk bëhet e ditur se cilat prej tyre.