MENU
klinika

Nga zgjedhjet në Veri te dialogu me Serbinë

Çfarë u diskutua në takimin mes Lajçak e Osmanit në Bruksel

02.03.2024 - 11:13

Zhvillimet e fundit në dialog, në veçanti zgjedhjet në veri të Kosovës dhe takimi i fundit Kosovë-Serbi në Bruksel, kanë qenë temë diskutimi mes të presidentes Vjosa Osmani dhe të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Lajmi u njoftua nga Lajçak me një postim në “X”.

Osmani e Lajçaku janë takuar në Antalia të premten, në kuadër të Forumit Diplomatik.

Lajçak e ka cilësuar të dobishme bisedën me Osmanin.

“Diskutuam për zhvillimet e fundit në dialog, në veçanti për zgjedhjet në veri të Kosovës në takimin e fundit që e mbajtëm në Bruksel”, ka shkruar ai.

Ditë më parë në Bruksel, Lajçaku u takua me përfaqësues financiarë të Kosovës dhe të Serbisë për të diskutuar për çështjen e Rregullores së Kosovës për paratë e gatshme, që përjashton dinarin serb.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!