MENU
klinika

Ulen temperaturat

“Çmendet” moti, dëbora zbardh Dibrën

05.03.2024 - 11:06

Mot me vranësia dhe reshje shiu kanë përfshirë të gjithë territorin. Ndërsa në Dibër kanë nisur reshjet e dëborës.

Gjatë natës në të gjithë qarkut janë rikthyer reshjet e shiut, ndërsa në orët e para të paradites bora ka zbardhur Peshkopinë.

Në zonat e thella trashësia e borës arrin në 15 cm. Aktualisht rrugët janë të lira dhe nuk ka probleme.

Për ditën e Martë mbi vendin tonë pritet kalimi gradual i frontit të ftohtë me presion atmosferik të ulët. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura si dhe alternime kthjellimesh në orët e pasdites.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra nisin që në orët e para të ditës. Në orët e mbrëmjes reshjet humbasin territor dhe intensitet më pas ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.

Në Alpe dhe në relievet malore në verilindje e juglindje në lartësitë mbi 1000m prezencë e reshjeve të dobëta të borës e hera-herës mesatar në majat e maleve. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10-12m/sek shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2 ballë./Marrë nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shqipëria zgjohet nga reshje të dendura dëbore

Bllokohet “Rruga e Arbrit”, trashësia në Dibër deri në 40 cm

"Këto dy ditë do të jenë të rrezikshme"

IGJEUM paralajmëron: Qarqet që do kenë përmbytje