MENU
klinika

“Opozita dëmtoi veten”

Dashnor Sula: Nuk fituam ndonjë gjë të madhe nga pakti me PS, unë isha për grevë urie

27.03.2024 - 23:25

ftuari i mbrëmjes së sotme në podkastin “Të Pashoq” në kanalin e “Pamfletit” në YouTube është deputeti i PD, Dashnor Sula.

Ai ka folur për situatën në PD, bashkimin me grupin e Berishës, por edhe pazaret e fundit politike. Duke u ndalur  mbi krizën që po kalon partia, Sula është nga ata që e sheh si cikël të mbyllur Berishën. Lidhur me paktin me PS, Sula u shpreh se opozita nuk fito ndonjë gjë të madhe. Ai tregoi se ishte për grevë urie.

-Bëri mirë PS që arriti një pakt me Ramën?

Opozita ka bërë mirë, por ka dëmtuar veten. Nuk është se ka fituar ndonjë gjë të madhe. Por ka triumfuar arsyeja. Mos harroni që u legjitimua opozita e vërtetë. Edhe sikur të vijonte në mënyrë normale kuvendi, në çdo ligj apo amendament tonin, PS nuk i merrte parasysh. Ju do thoni kërkuat 8 pse morët dy? Në marrëveshje të dyja palët duhet të lëshojnë. Mua nuk më shqetëson numri.

-Çfarë lëshoi PS se vetëm ju keni lëshuar?

Problemi është ndryshimi i ligjit për komisionet hetimore. U prishën themelet e ligjit dhe u dëmtua rëndë. Dhe ky komision që nisi duhet të jetë produkt nga ana administrative dhe jo nëse ka pasur shkelje penale. Definicioni i një komisioni është nëse institucionet e kanë shkelur ligjin apo kanë përfituar institucione të caktuara dhe nëse ka mangësi ligjore propozon përmirësimin e kuadrit ligjor. Nëse ka shkelje penale i drejtohet prokurorisë. Pra marrim diçka, por jo shumë krahasuar me dje. Transpaencën e ka media, por sipas ligjit të ri të PS nuk shkon media. Apo mënyra e marrje së provave apo e dëshmitarëve. Pra u cenua themeli i komisineve hetimore.

-Ju jeni kënaqur?

Jo. Sepse dëmi më i madh nuk është tani, por edh në legjislaturat e tjera.

-Pse nuk tentuat formë ekstreme? Çfarë nënkuptoni një herë me forcë ekstreme?

Unë për vete i sha për grevë urie. Apo për mosbindje brenda Kuvendit dhe grevë urie. Ngujim dhe më pas greve. Por triumfoi pjesa tjetër.