MENU
klinika

“U qëlluan me 111 plumba”

Detaje nga atentati në Shkodër/ Efektivi dhe kunati i tij janë ndjekur për disa orë

13.03.2024 - 17:56

Të paktën 111 plumba janë qëlluar ndaj efektivit të policisë dhe kuantit të tij në atentatin e dështuar mbrëmjen e së martës.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në rrugë që kanë kaluar të plagosurit dhe ka krijuar bindjen se ata janë ndjekur nga autorët që në momentin që kanë dale nga shtëpia.

Në makinën e autorëve janë gjetur njolla gjaku, ku dyshohet se një prej tyre është plagosur nga plumb rikoshet.

Atentati ndaj punonjësit të policisë Gjergj Ndërshtiqaj dhe kunatit të tij Gjon Nika duket një skeme e mirfillitë kriminale.

Policia ka bindjen se makina Renault me 4 autorë e ka ndjekur gjatë gjithë ditës policin Gjergj Ndërshtiqaj dhe kunatin e tij Gjon Nika deri në finalizimin e sulmit. Burime për Ora News bëjnë më dije se punonjësi i policisë ka shpjeguar para hetuesve intenerarin e lëvizjes para atentatit.

Ai ka treguar se gjatë së mërkurës ka pritur vizita për 1 vjetorin e humbjes nga jeta të gjyshes së tij. Pasi ka mbaruar të gjitha ritet, ai ka dalë me kunatin Gjon Nikën për të konsumuar kafe.

Por sapo janë afruar në lokal një makine Renault ka ndaluar më shpejtësi dhe ka hapur sulm mbi dy personat.

Teksa janë dëgjuar të shtënat e para punonjësi i policisë ka tentuar të nxjerr armën e shërbimit që mbate në çantë por nuk ka mundur pasi një nga plumbat e ka prekur në dorë.

Nga kamerat e sigurisë dhe dëshmitë dyshohet se 4 autorët kanë pasur veshje fosforishente si ato të policisë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 103 gëzhoja automatike. Po ashtu në makinën e djegur janë sekuestruar 3 armë të zjarrit dhe brenda makinës kanë gjetur po ashtu 8 gëzhojë.

Një tjetër prove me interes është një gjurme gjaku brenda makinës së autorëve. Dyshohet se njëri prej autorëve të jetë vetplagosur brenda makinës.

Sipas të dhënave punonjësi i policisë Gjergj Ndërshtiqaj mban detyrën e specialistit të zonën në Berdicë.

Më herët ai ka qenë pjese e skudarës antikanabis në malësinë e Shkodrës. /Ora News