MENU
klinika

"Autorët joprofesionistë kanë lënë prova"

Detaje të reja nga plagosja e Gjergj Ndërshtiqaj dhe kunatit të tij

15.03.2024 - 12:33

Një efektiv policie dhe kunati i tij u plagosën me breshëri automatiku 3 netë më parë në Grudë të Shkodrës.

Gazetari Sokol Bregu tha në një studio televizive, se atentati nuk ka qenë i mirëmenduar dhe se autorët kanë lënë prova shkencore.

Sipas Bregut duhet të ketë arrestime të menjëhershme.

“Po prisja të kishte dhe arrestime. Policia ka identifikuar disa prej autorëve të asaj dite. Ka arsyet, motivet. Është në pritje të goditjes përfundimtare, ishte çështje orësh që në momentin që ndodhi, kishte prova, policia ka arritur të sigurojë dhe disa prova shkencore. Ende nuk ka konkluduar.

Kishte pasur probleme më parë dhe oficerin e policisë, të shpresojmë që kjo të jetë një herë e fundit kur krimi ngre dorë kundër uniformave blu. Është e rëndësishme të ketë arrestime dhe dënim maksimal të autorëve.

Është e rëndësishme të ketë arrestime të menjëhershme. Kam pasur interes për ngjarjen që në momentin që ndodhi, jo vetë për shkakun që ishte përfshirë një polic, por mënyra e egër si u bë atentati. Në thelb nuk ka persona profesionistë, nuk e kanë menduar mirë atentatin, kanë qenë të pakujdesshëm në atë moment. Është atentat i menduar aty për aty, jo kohë më parë. Automjeti sot ka filluar të digjet edhe kur bën vjedhje shpie, se aty ku kaloi automjeti ka kamera.

Automjeti dhe armët nuk janë djegur pothuajse të gjitha, është përftuar provë shkencore dhe shpresojmë që laboratori të nxjerrë një rezultat të shpejtë.”

Më tej, Bregu tha se atentati ka ndodhur për shkak të aftësive të oficerit, për mënyrën si ai dinte të përdorte dronin.

“Duke parë mënyrën si këta grupe kriminale parashikojnë të ardhmen, atentati ka ndodhur për shkak të aftësive të oficerit, duke qenë se di ta përdorë dronin, e njeh teknologjinë dhe është futur në pika qorre ku ka identifikuar parcelat. Akti kriminal i ka shërbyer për të ardhmen.

Ata kanë parashikuar se nëse do e eliminonin nuk do të kishin një kontroll të plotë të situatës. Mendoj se do të ketë një zëvendësim. Një mënyrë më ndryshe.

Është menduar për të ardhmen dhe nuk është hakmarrje për punën që ka bërë. Arrestimi i personave në fjalë do të jetë goditje e madhe ndaj krimit dhe mënyrë sigurie për organizatën e policisë.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN